TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një debat ka pasur mbrëmjen e djeshme në emisionin “360gradë” të Artur Zhejit, mes inxhinierit Arben Meçe dhe Bejdo Malos.
Sa i përket masave të COVID-19, Meçe tha se Edi Ramën po e kopjojnë Serbia, Kosova dhe Maqedonia. Ai theksoi se Rama është një fanar ndriçues në botë.
Menjëherë ndërhyri Bejdo Malo, i cili u shpreh se inxhinieri është Elisa Spiropali në versionin mashkull.
BISEDA:
Meçe: Po që kanë filluar ta kopjojnë Ramën. Në Maqedoni sapo vendosën gjendjen e jashtëzakonshme se kuptuan se politika e Ramës funksionon.
Edhe Kosova të njëjtën gjë po bën, shkoi pas Edi Ramës. Edhe Serbia po bën të njëjtën gjë. Mua më vjen mirë që qenka një shqiptar i cili bëhet fanar ndriçues në botë.
Malo: Je Elisa Spiropali mashkull!
Meçe: Më vjen mirë që shembullin e Ramës e ka marrë edhe Trump-i. E ndiej veten krenar.