TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Më trajtuan si të isha Al Kapone. Më quajtën falsifikator, një të korruptuar, një ricklues parash”. Kështu Mishel Platini, ish-president i UEFA-s, për mikrofonët e “France Info” ka dhënë një intervistë ku ka komentuar skualifikimin për katër vite, e hequr më 7 tetor, dënim i dhënë nga FIFA, që përjashtoi nga bota e futbollit për një kohë të gjatë.
Ish-numri 10 i Kombëtares së Francës, ka treguar se shpesh ka dalë nga shtëpia me syze të errëta dhe kapele që të mos e njihnin në rrugë.
“Kam jetuar momente të vështira. Pas një muaji kuptova se e gjithë kjo ishte një konspiracion, një grusht dhe nisa të mbrohem. U përpoqa të gjeja mbrojtjen e duhur, por në fund e dija se nuk do të fitoja kurrë. Ata thjesht nuk donin që unë të vijoja të isha president i UEFA-s dhe të kandidohesha për kreun e FIFA-s”.