AKTUALITET, 6 Nëntor 2019, 17:29

Edhe Arta Marku nis verifikimet për prokurorin Arjan Ndoja

Edhe Arta Marku nis verifikimet për prokurorin Arjan Ndoja

Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohëshme, Arta Marku prej ditës së djeshme ka nisur verifikimin e fakteve të bëra publike për rastin e Prokurorit, Arjan Ndoj

Në një njoftim të bërë publik për mediat, Prokuroria thotë se verifikimet konsistojnë në mbledhjen e të dhënave për shkeljen e rregullave të papajtueshmërisë me funksionin e magjistratit, parashikuar në nenin 103 shkronja“a” të ligjit 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Më herët KLP, përmes një deklarate për mediat tërhiqet vëmendja për angazhimin e përfaqësuesit të akuzës në një studio ligjore në të cilën ofron konsulencë ligjore.

Për KLP ligjet ngarkojnë Prokurorin e Përgjithshëm me detyrën qe të hetojë të gjitha pretendimet për shkeljet disiplinore në radhët e prokurorëve për sa kohë nuk është krijuar Inspektorati i Lartë i Drejtësisë. Ndaj i kërkohet Arta Markut nisjen e një hetimi disiplinor ndaj prokurorit Arjan Ndoj.