TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka folur ditën e sotme në Elbasan, në kuadër të zgjedhjeve të ardhme për delegatët e Kongresit të Partisë Socialiste.
Zotit Balla i ka rënë edhe "barra" e madhe, që të shfaqë për popullin, klimën tejet demokratike që mbizotërin në këtë parti.
Sapo mori fjalën, Balla u kujdes të thoshte se salla ku gjendeshin ishte e tejmbushur, ndaj edhe shumë persona kishin mbetur jashtë.
Pas këtij detaji me rëndësi madhore, që tregon mbështetjen që gëzon partia, Balla kërkoi një duartrokitje të fuqishme për anëtarët e PS-së dhe veçanërisht për kryetarin Edi Rama, duke u kujdesur që edhe duartrokitja e vetë atij, të ishte e barabartë me fuqinë e duartrokitjes së turmës.
Ndiqni videon më poshtë nga ky takim partiako-zgjedhor.
/TPZ.al/
VIDEO: