TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 6,076 raste të reja krahasuar me 266,246 testime të kryera.
Numri i të infektuarve sot është më i lartë se një ditë më parë, ku u raportuan 4,168 nga 101,341 teste. Shkalla e pozitivitetit është 2.3%, nga 4.1% një ditë më parë.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 60 viktima si pasojë e virusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve që nga fillimi i pandemisë në 128,855.
Sipas të dhënave, anë 504 pacientë të shtruar në kujdes intensiv në Itali, 19 më shumë se një ditë më parë. Pranimet ditore janë 46. Të shtruarit me simptoma në pavionet e zakonshme janë 4,036, 108 më shumë.