TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mungon vetëm zyrtarizimi, Kristiano Ronaldo nuk do të jetë më pjesë e Juventusit.
Mediat italiane raportojnë se CR7 ka zbrazur dollapin e tij në dhomat e zhveshjes në qendrën stërvitore “Continassa”, duke njoftuar klubin se koha e tij me bardhezinjtë ka mbaruar.
Sipas “Sky Sport Italia”, kapiteni i Portugalisë ka zbrazur dollapin e tij në dhomën e zhveshjes dhe nuk do të jetë në dispozicion kur Juventusi të luajë kundër Empolit këtë fundjavë.
Gazetari Xhanluka Di Marcio pretendon se Ronaldo i ka komunikuar drejtuesve bardhezinj dhe shokëve të skuadrës se nuk dëshiron të luajë më për “Zonjën e Vjetër”, teksa do të largohet për të nisur një aventurë të re.