TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjigantët francezë PSG-ja është një nga klubet më të pasur në botë. Ata kanë shpenzuar para të mëdha për nënshkrimet e lojtarëve, si dhe për pagat e lojtarëve. Parisienët kanë bërë një ekip ëndrrash me emra si Mesi, Nejmar dhe Mbape, megjithëse Mbappe mund të largohet për në Real Madrid. Por megjithatë, PSG e ka Di Marian në radhët e tyre sulmuese.
Sidoqoftë, tani është zyrtarizuar që liga franceze, Ligue 1 nuk është më në 5 ligat më të mira në botë sepse e ka parakaluar Premier Liga portugeze. Kjo do të thotë që kampionatit francez nuk i mjafton as Mesi dhe Nejmar për tu renditur në top 5-shen e botës.
Fakt për këtë është se skuadrat franceze kanë bërë performanca të dobëta në Europë vitet e fundit, përveç PSG-së por kjo nuk mjafton. Goditjen e madhe e mori nga Monako mbrëmjen e djeshme, e cila u eliminua nga Shaktari i trajnerit italian De Zerbi duke përfunduar në Ligën e Europës dhe duke ulu koeficientin e kampionatit.
Megjithatë shpëtimi i vetëm është Mesi i cili ende nuk e ka bërë debutimin me fanellën e parisienëve dhe mund të ndihmojë PSG-në për të ngritur trofe në Europë.