TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Jurgen Çelhaka pritet të jetë sot në Poloni për të kaluar testet mjekësore dhe për të firmosur kontratën e re me skuadrën polake. Në fakt, java e fundit ka qenë vendimtare për lojtarin e bardhebluve.
Transferimi ka ardhur si rrufe, pasi Legia kërkonte me ngulm një mesfushor qendre. Ka qenë menaxheri Lek Kcira që ka mbyllur gjithçka gjatë pak ditëve.
Marrëveshja do të jetë 4-vjeçare, ndërsa lojtari do të marrë më shumë se 10 mijë euro në muaj, teksa shtohen edhe bonuset për tituj apo gola e aktivizime.
Lojtari është goditja e dytë e Legias te bardheblutë. Më parë ishte Ernest Muçi që kaloi nga Tirana te kampionët e Polonisë.
TAKIMI – Jurgen Çelhaka dje ka udhëtuar nga Greqia në Tiranë. Menjëherë ai ka takuar shokët në stërvitje, duke u përshëndetur, pasi tani do të nisë një aventurë të re jashtë Shqipërisë.
Në fakt, për mesfushorin ishin disa skuadra që interesoheshin, duke filluar nga Rapidi i Vjenës, Hajduku, Gorica, Sivaspori, Koniaspori dhe Sasuolo.
Lojtari ka qenë titullar në të gjitha sfidat e Superiores duke kthyer stabilitetin e munguar në mesfushën e Tiranës.
Jurgen Çelhaka ka luajtur 17 ndeshje këtë sezon me fanellën e Tiranës, ndërsa sezonin e shkuar 28 në kampionat, pa llogaritur Kupën e Shqipërisë dhe Europën.