TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e djeshme Pep Guardiola i habiti të gjithë duke deklaruar se e ardhmja tij si trajner klubesh do të ndërpritet pas dy vitesh kur të mbarojë kontrata me Mançester Sitin dhe pastaj do të shikojë mundësinë për të marrë drejtimin e një kombëtareje.
Kjo deklaratë bëri bujë dhe menjëherë filluan aludimet për të ardhmen e Guardiolës. Teksa ishin të shumta ata që folën duke filluar nga ish-futbollistë, ekspertë futbolli e trajnerë të njohur, njëri prej tyre, Luis Enrike i ka habitur të gjithë.
Në ditën e prezantimit të lojtarëve të grumbulluar në sfidat eliminatore të Botërorit, Enrike u shpreh se do të dëshironte shumë të shikonte Guardiolën si trajner të Spanjës pasi vendi nuk do të kishte një trajner më të mirë se ai.
‘’Do të dëshiroja që Guardiola të bëhej trajner i Spanjës. Do të ishte diçka e mirë në qoftë se kombëtarja do të stërvitej në gjurmët e Guardiolës. Nuk besoj se do të kishte trajner më të mirë për vendin se ai’’, ishin fjalët e Luiz Enrikes.
Të çuditshme fjalët e trajnerit spanjoll i cili momentalisht është në krye të iberikëve, por mesa duket jo dhe për shumë kohë.