TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kristiano Ronaldo ka marrë pushimet e fundvitit ashtu si edhe skuadra e Juventusit për t’u rikthyer më të freskët në sezonin e ardhshëm.
Ky vit u mbyll keq për bardhezinjtë të cilët u mposhtën në finalen e Superkupës së Italisë nga Lacio.
Në këtë pjesë të parë të sezonit, “Zonja e Vjetër” ka vuajtur pësimin e shumë golave, çka nuk është karakteristikë e saj. Kjo lidhet me mungesën e Kielinit prej dëmtimit, por ka vënë në dyshim edhe aftësitë e Matijs De Ligt.
Megjithatë, Ronaldo së fundmi është shprehur i sigurt se mbrojtësit më të fortë janë te Juventusi dhe stërviten më të.
“Mbrojtësit më të fortë janë ata me të cilët stërvitem. Bonuçi, Kielini dhe De Ligt. Kam luajtur kundër Kielinit në Ligën e Kampionëve dhe ka qenë gjithnjë e vështirë. Një nga mbrojtësit më të vështirë me të cilët jam përballur”, u shpreh Ronaldo.