AKTUALITET, 26 Dhjetor 2019, 11:56

Sa do na favorizojë moti për Vitin e Ri dhe a do të ketë borë në Tiranë/ Zbuloni parashikimin për 5 ditët e ardhshme

Sa do na favorizojë moti për Vitin e Ri dhe a do të ketë


Për të gjithë ata që ishin të interesuar se di do jetë moti për Vitin e Ri, Meteoalb njofton se do të jetë i kthjellët por i ftohtë.

Këto kushte atmosferike do të mbizotërojnë deri për Vitin e Ri në vendin tonë, përjashtuar zonat malore ku gjatë fundjavës do të kenë reshje të pakta dëbore.

Megjithëse me kthjellime, temperaturat vijojnë të ulen për shkak të masave ajrore me origjinë veri-verilindore.

Kjo do të bëjë që gjatë fundjavës dhe ditës së hënë temperaturat të zbresin në -6 gjatë mëngjesit në zonat malore, deri në 10°C mesdita.