AKTUALITET, 26 Dhjetor 2019, 10:39

613 kilogramë kokainë/ Shtyhet sërish gjyqi për Arbër Çekajn, zbardhen shkaqet

613 kilogramë kokainë/ Shtyhet sërish gjyqi për Arbër


Shtyhet sërish gjyqi për administratorin e ‘Arbi Garden”, Arbër Çekajn. “BalkanWeb” raporton se shkak është bërë mungesa e avokatëve të Donaldo Lushajt Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 21 vite burg për biznesmenin Arbër Çekaj, administratori i ‘Arbi Garden’, i akuzuari për trafikimin e 613 kilogramëve kokaine që u gjet të fshehura në një kontejner me banane.

Ndërkohë, për Donaldo Lushajn, menaxher i kompanisë, organi i akuzës ka kërkuar 16 vite burg, ndërsa nga gjykimi i shkurtuar ai do i duhet të kryejë 10.8 vite.

“Kam bërë ankesë për të kërkuar largimin e prokurorit Edvin Kondili ne KLP, pasi nuk mund të vazhdoj me një prokuror që manipulon provat”-tha Çekaj.