TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kjo është shkalla e tyre e moskonformiteteve, që disa e shohin si një aspekt negativ të Real Madridit, por është karburanti, zjarri i brendshëm, “qymyri” i tyre për të mbajtur ndezur luftën në çdo lojë, çdo vit. Dhe kështu, dekada e fundit nuk kuptohet pa ta. Edhe “El Classic;” është, që nga viti 2009, një përplasje e ethshme e Ronaldos me Messin. Ashtu si një “Magic-Bird”. Një “Agassi-Sampras”. Ashtu si drita dhe errësira e forcës. Edhe pse të dyja ekipet janë plot me yje, “Polari” i ndjekur nga kamerat televizive si magji moderne janë dy prej tyre.
Football Soccer – Real Madrid v Atletico Madrid – UEFA Champions League Semi Final First Leg – Estadio Santiago Bernabeu, Madrid, Spain – 2/5/17 Real Madrid’s Cristiano Ronaldo celebrates scoring their third goal Reuters / Susana Vera Livepic
Do të jetë “El Classico “ numër 34 mes tyre. Cristiano ka shënuar 18 gola dhe Messi 20. Ronaldo ka festuar 10 fitore, ndërsa Leo 15 të tilla. Klasikja e së shtunës do të shihet në të gjithë botën. Sepse, ato janë dy ekipet më të mira në planet. Edhe për shkak se në to luajnë lojtarët më të mirë në botë. Por, edhe sepse janë atje Cristiano me Messin. Ndikuesit e futbollit modern.