LIFESTYLE, 25 Dhjetor 2017, 11:57

Rita Ora me dhëmb ari (Video)

Rita Ora me dhëmb ari (Video)

Duke qenë se jemi në festat e fundvitit, shumë prej tyre po i presin me padurim dhe shumë të gëzuar.

Një nga to është edhe këngëtarja e njohur Rita Ora.

Ajo përmes disa imazheve që ka publikuar në llogarinë e saj në Instastory është shprehur tejet e lumtur që Krishtlindjet po vijnë sot.

“Krishtlindjet po vijnë”, kishte shkruar Rita.

Mirëpo ajo që bie në sy është dhëmbi i saj prej ari, të cilin nuk e kishte deri më sot dhe duket se këngëtares po i pëlqen shumë.

“Anywhere” është projekti i fundit nga Rita për vitin 2017, një këngë mjaft e dëgjuar nga të gjithë fansat e saj.

Kujtojmë se ylli shqiptar kohëve të fundit është përfolur shumë edhe për jetën e saj private.

https://www.instagram.com/p/BdGaSwPn6yU/?taken-by=ritaora