TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rita Ora është një ndër këngëtaret shqiptare me famë botërore që na bën krenarë sa herë që e shikojmë. Arritjet e saja flasin vet. Por na bën të ndihemi edhe më mirë kur shikojmë se ajo nuk e harron origjinën, por edhe njësoj si këngëtaret tona.
Një detaj të tillë e ka kapur edhe Gili, e cila nëpërmjet një postimi në “Instagram” ka treguar se Rita Ora në shfaqjen e fundit për Krishtlindje është kombinuar njësoj si ajo në vitin 1987.
Flokët bionde të tipit Merlyn Monroe, një fustan i madh i zi e taka të larta, plot 30 vite diferencë nga dy performancat, por gjithsesi shumë të ngjashme.
“E dua Rita Orën! Vitet kalojnë, stilet përsëriten”, ka shkruar Gili dhe në fakt komentuesit i kanë dhënë të drejtë.
