TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dominimi i vitit 2017 nga këngëtarja kosovare Dua Lipa, ka qenë ndër 32 ngjarjet më interesante të vitit, sipas webfaqes së top-listës zyrtare britanike.
Me “New Rules”, ajo arriti që në muajin gusht të bëhet këngëtarja e parë që me solo-projekt dominon në top-listë për herë të parë në gati dy vjet, që kur Adele dominonte me “Hello” më 2015.
Kjo këngë, përpos suksesit në Britani, i solli Lipës suksese në gjithë botën duke e renditur në top-këngët e vitit. Që nga lansimi në korrik, kjo këngë ka grumbulluar në YouTube më shumë se 820 milionë klikime.