TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka komentuar sërish deklaratën e kryediplomates amerikane Yuri Kim e cila kërkoi që ai të mos jetë pjesë e Parlamentit të ardhshëm. Në një intervistë për Ora News, Berisha duke u ndalur tek një frazë e Kim e cila tha se “Do ishte një ironi historike dhe tragjedi nëse partia do hante bar për hatër të një deputeti” shprehet se ajo duhet të kërkojë falje.
Gjithashtu ish-kreu historik i Partisë Demokratike foli dhe për vendimin e DASH për shpalljen non-grata, për të cilën tha se duke u bazuar në informacione dhe burime të qeverisë së një shteti për të ndërtuar akuzat, mund të shkatërrohet çdo opozitë në botë.
“Siç thotë DASH, burimet e informacionit të sekretarit të shtetit, i ka nga NGO-të të gjitha të sponsorizuara nga George Soros. Në 2009 kur Banka Botërorre nxorri një raport për Shqipërinë të bazuar në raportet e George Soros, dhe kërkoi një ndjesë.Të mos përmend rastin Griselda. Në këtë kontekst, NGO-të, janë një makineri të Soros që shpikin shpifje. Burime kanë qenë raportet e mediave. Kur kemi qenë në pushtet, ambasadori i SHBA në Tiranë deklaronte se një pjesë të madhe i kontrollonte Rama. Jemi bazuar në raportet të investigimit të qeverisë shqiptare, janë të mbushura me shpifje.
Nëse merren për bazë shpifjet e kundërshtarëve, çdo opozitë në botë mund ta shkatërrosh. Unë qëndroj në të drejtën time, duke mbrojtur të drejtën e atyre që kanë votuar Sali Berishën. I rikujtoj zonjës se atë shprehjen e barit, e ke nga shokët socialistë, jua sugjerojë tua çoni atyre. Ofendime të tilla publike janë për një ambasadore, jo të denja dhe mendoj se detyrohet të kërkojë ndjesë demokratëve dhe shqiptarëve. Barit tja çojë Edi Ramës” – tha Berisha.
Përsa i përket marrjes së postit të deputetit në legjislacionin e ardhshëm, Berisha tha se është i gatshëm që të ndërmarrë çdo vendim nëse publikohet qoftë vetëm një fakt nga Departamenti Amerikan i Shtetit për të vërtetuar akuzat.
“Partia Demokratike është forcë sovrane. Shqipëria është vend sovran. Askush nuk ka të drejtë të përcaktojë kush do jetë në parlament përveç shqiptarëve. SHBA janë një mik i Shqipërisë. Jam i gatshëm të marrë çdo vendim nëse publikohet qoftë një fakt që Sali Berisha ka abuzuar me fondet publike për të pasuruar familjen e tij. Është një deklaratë, e cila nuk ka asnjë fakt, argument apo dokument që mund të provohet. Për këtë i jam drejtuar gjykatës Korreksionale në Paris. Nuk besoj se DASH i ka dhënë frazën e barit pasi është një frazë e diktatorit, nuk besoj të ketë ardhur nga SHBA” – tha Berisha.
Berisha u shpreh se do të jetë pjesë e parlamentit të ardhshëm. Ai thotë se asgjë nuk do e ndaloj që të përfaqësoj popullin në legjislacionin e ri.
“Nëse keni parasysh deklaratën, nuk jam kaq i bindur, nuk e di se cilat janë motivet e sulmit dhe kërcënimit që ka bërë Kim. Unë mund t’ju them se asgjë nuk lëkund Sali Berishën në përmbushjen e misionit të tij të mbrojtjes së qytetarëve në Parlament. Nuk kam asnjë lidhje me protokollin e parlamentit, jam një deputet që do ulem krenarisht në vendin tim, me një motivim më të madh se herë tjetër. Për çdo vendim që do marrin, është në zgjedhjen e tyre” – tha Berisha.
BASHA NE POZITË TË VESHTIRË?
I pyetur nëse e ka vënë Lulzim Bashën në situatë të vështirë, për të zgjedhur mes tij dhe SHBA, Berisha tha:
“Pozita më e vështirë do të ishte nëse unë nuk do bëjë këtë që po bëj. Nëse nuk do të qëndroja për dinjitetin njerëzor dhe liritë e njeriut. Një parti që nuk qëndron për këto parime dhe është themeluar mbi to meriton të mos ekzistojë. Kjo është e qartë për çdo demokrat”, u shpreh ish-kryeministri.