TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 60-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë tragjikisht në Itali, teksa ndodhej në punë pasi u godit nga automjeti i tij. Ngjarja ndodhi në Terni, ku shqiptari jetonte dhe punonte prej shumë vitesh.
Automjeti i tij ishte parkuar në një rrugë të pjerrët dhe rrëshqiti duke e përplasur shqiptarin në mur.
Ambulanca mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, por shqiptari nuk mundi të mbijetonte.
Policia tashmë po punon për hetimin e plotë të kësaj ngjarjes për të ndërtuar dinamikën e plotë të saj.