TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rikthehet Liga e Kampionëve.
Do të luhen ditën e sotme tetë takimet e vlefshme për fazën e grupeve, java e dytë e ndeshjeve të kompeticionin prestigjioz europian.
Në fushë do të zbresin emra të mëdhenj të futbollit kontinental, të tilla si Reali i Madridit, PSG, Juventus, Atletiko Madrid, Mançester Siti dhe Bajern Mynih.
Madrilenët e Zinedin Zidan do të presin në orën 18:55 belgët e Klub Bryzh, teksa triumfi është një detyrim për "galaktikët", pas disfatës 3-0 ndaj PSG-së.
Padyshim që kryendeshja e ditës së sotme, pritet të jetë ajo mes Totenhemi dhe Bajernit të Mynihut. Skuadra e Poçetinos vjen në këtë përballje pas barazimit në transfertë ndaj Olimpiakosit, ndërkohë që Bajerni triumfoi me Cervena Zvezdën.
Për sa i përket Juventusit, bardhezinjtë e Sarrit do të presin në shtëpi Bajern Leverkusenin. Përballje të lehta në letër për Mançester Sitin ndaj Dinamos së Zagrebit si dhe për Atletiko Madridin ndaj Spartakut të Moskës.
PËRBALLJET:
18:55 Atalanta-Shakhtar Donetsk
18:55 Real Madrid–Klub Bryzh
21:00 Crvena Zvezda–Olimpiakos
21:00 Gallatasarai-PSG
21:00 Juventus-Bajern Leverkusen
21:00 Lokomotiva e Moskës–Atletiko Madrid
21:00 Mançester Siti–Dinamo Zagreb
21:00 Totehnhem-Bajern Mynih