LIFESTYLE, 4 Dhjetor 2018, 11:33

Rikthehet Arbana Osmani por jo vetëm, publikon videon e surprizës

Rikthehet Arbana Osmani por jo vetëm, publikon videon e surprizës
Arbana Osmani prej muajsh ka qëndruar larg ekranit, por jo më kot. Ajo ka qënë duke përgatitur rikthimin e saj me një prej emisioneve më emocionuese për publikun ‘Dua të të bëj të lumtur’. Me anë të një video të postuar në Instagram ajo ka bërë të ditur se janari do e gjejë pranë publikut. Këtë herë pjesë e emisionit do të jetë dhe modeli Oni Pustina, në rolin e postierit që dërgon mesazhet pranë njërëzve anë e mbanë Shqipërisë.
 
View this post on Instagram
 

Shihemi ne Janar @duatetebejtelumtur_topchannel Me ka marre malli per ju❤️

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao) on

Modeli rikthehet në ekran si postier i “Dua të të bëj të lumtur” në Shqipëri, pas suksesit që pati në emisionin e Maria De Filipit në Itali. Pas një mungese të gjatë në ekran, Oni rikthehet me një rol të rëndësishëm. Ai së bashku me postierët e tjerë do të jenë të parët që do të prekin emocionet e personazheve të ftuar. Oni Pustina ka qenë edhe vitin e kaluar në puntatën e fundit të emisionit, si i përzgjedhuri i Arbana Osmanit për të surprizuar stafin.