TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shumë shqiptarë janë rritur me aventurat e vajzës flokëkuqe me dy bishtaleca, Pipi Çorapegjatës, e cila jetonte vetëm me një majmun dhe me një kalë të bardhë në një vilë në Suedi, që bëri për vete miliona shikues mbarë botës.
Fillimisht lindi si libër, por më vonë, në vitin 1969, historia e Pipit u bë film me protagoniste aktoren suedeze Inger Nilsson, e lindur në vitin 1959.
Atëherë Nilsson ishte vetëm 10 vjeç dhe luante rolin e vajzës aventuriere me quka në fytyrë.
Pas filmit që i dha famë në të gjithë botën, ajo e pati shumë të vështirë të gjente punë dhe pas disa rolesh të vogla, ajo hoqi dorë nga aktrimi dhe u bë sekretare në një klinikë mjekësore.
Fotot e mësipërme tregojnë aktoren vitet e fundit.