LIFESTYLE, 3 Dhjetor 2018, 11:44

Flori Mumajesi flet për sëmundjen dhe shtatzëninë e pornostares shqiptare

Flori Mumajesi flet për sëmundjen dhe shtatzëninë e

Prej disa muajsh ishte zhdukur nga rrjetet sociale dhe nga koncertet. Por dje Flori Mumajesi u rikthye në skenën e “Kënga Magjike”.

Pavarësisht mungesës publike Flori ka qënë mjaft i pranishëm në lajmet e mediave rozë. Pasi vetëm pak javë më parë u përfol se ai kishte lënë shtatzënë pornostaren me origjinë shqiptare Alby Rydes. Por ku lajmet u përhapën me shpejtësi, Mumajesi nuk reagoi fare.

Por sot Flori vendosi të tregojë se ky lajm nuk është aspak i vërtetë duke thënë: “Nuk kam lënë askënd shtatzënë”.

Pas këtij lajmi një tjetër lajm bëri bujë pasi u tha se mungesa e Florit në muzikë dhe në rrjete sociale ka të bëjë me arsye shëndetësore, pasi vuan nga një sëmundje e mushkërive.

Këngëtari e hodhi poshtë thashethemin duke thënë se është shëndoshë e mirë, nuk vuan nga asgjë.