LIFESTYLE, 3 Dhjetor 2018, 11:45

Julian Deda quan “njollë në karrierë” emisionin e famshëm të humorit

Julian Deda quan “njollë në karrierë” emisionin e

Julian Deda ka folur për herë të parë për një nga programet e humorit që dështoi.

I ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb” aktori i njohur i humorit foli për periudhën më të suksesshme të karrierës së tij por edhe atë më të errtën.

Pikërisht njërin nga programet e humorit në të cilin ai ka qenë protagonist, e konsideron një njollë në karrierën e tij. Për disa sezone “Apartamenti 2xl” u kthye në “Grand Hotel” një produksion që nuk rezultoi fare i suksesshëm, sipas Dedës.

”Çdo projekt ka ditët e errëta. Të ‘Apartamentit 2xl’ asnjë ditë e errët por të “Grand Hotelit” po. Kur bëmë një format tjetër. Ishte një njollë e erret në karrierë, në grafik. Për fat të mirë e kuptuam dhe e mbyllëm shumë shpejt”, është shprehur Juli.

Aktori sot është pjesë e “Duplex”, bashkë me të gjithë kolegët e tjerë të “Apartamentit 2xl” në televizionin “Klan”.