TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident mësohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në Unazën e Re, përkatësisht në vendin ku banorët protestojnë prej më shumë se 2 muajsh kundër prishjes së banesave dhe bizneseve të tyre, të cilat preken nga projekti i Unazës së Madhe.
Lajmi është bërë i ditur nga aktivisti Zirkon Disha, i cii shprehet se shkak për këtë aksident është bërë gjendja e keqe në të cilën ndodhet rruga, mungesa e ndriçimit dhe sinjalistikës, pasi filloi zbatimi i projektit për Unazën e Madhe. Nga ky aksident nuk dihet nëse ka të plagosur, por makina është shkatërruar dhe është lëvizur me karoatrec.
Por ndërsa punimet janë pezulluar, janë qytetarët ata që vuajnë mungesën e sinjalistikës e ndriçimit, të cilat janë kthyer në burim aksidentesh.
“Nje makine eshte perplasur me betonndareset ne Astir.
Ekzaktesisht ku behen protestat e banoreve te kesaj zone prej 2 muaj e gjysem.
Mungesa e ndriçimit dhe e sinjalistikes duket se eshte shkaku kryesor.
____
Aty gjendet nje makine policie, 3 punonjes qe perpiqen te vendosin betonin ne vend dhe nje supervizor.
Makina eshte shkaterruar dhe ndodhet mbi nje karrotrec, ndersa nuk dihet nese ka te demtuar.
___
Pergjegjesit para drejtesise, lali!”, – shkruan Disha.
