TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lëvizja populiste ANO e miliarderit Andrej Babis, i cilësuar si “Trumpi çek” po kryeson bindshëm në zgjedhjet parlamentare çeke, duke u renditur përpara partisë së ekstremit të djathtë SPD, anti-imigracion dhe anti-BE, sipas rezultateve të pjesshme të shënuara nga pasiguria në lidhje me drejtimin që do marrë në të ardhmen vendi.
ANO, që bëri fushatë për luftën kundër korrupsionit, kundër pritjes së migrantëve dhe euro zonës ka fituar 31,69 të votave, sipas rezultateve të bazuara në numërimin e rreth 30,95 për qind të qendrave të votimit. SPD e çeko-japonezit, Tomio Okamura regjistrohet në vendin e dytë me 11,58 të votave, ndërsa Partia social-demokrate CSSD e kryeministrit në ikje, Bohuslav Sobotka akuzon një rënie brutale dhe është pozicionuar në vendin e gjashtë me 7,85 për qind të votave, sipas rezultatave të pjesshme.