BOTA, 21 Tetor 2017, 11:47

Disa të plagosur pas një sulmi me thikë

Disa të plagosur pas një sulmi me thikë

Një person plagosi sot në Mynih (në jug të Gjermanisë) disa persona, pas një sulmi me thikë para se të arratisej, njoftoi policia pa dhënë më shumë detaje mbi lëvizjen e autorit.

“Një person ka plagosur me thikë disa persona në qendër të Mynihut dhe për momentin rezulton i arratisur”, shkruan në rrjetin social Twitter policia lokale.

“Ne po kërkojmë autorin me të gjitha forcat e policisë”, shtoi policia në Twitter duke nënvizuar se shkaqet e sulmit për momentin mbeten të panjohura.