TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka qenë sot tejet e ashpër me aleatin e saj Lulzim Basha, kur ka dalë të bëjë komentin e zgjedhjeve.
Ajo ka renditur si një nga shkaqet e humbjes vendimin për të djegur mandatet dhe për të bojkotuar zgjedhjet lokale. Por Kryemadhi nuk është mjaftuar me këtë tezë që nuk është as e para as e fundit që e atrikulon në publik. Ajo ka shkuar edhe më tej, duke drejtuar gishtin direkt nga Basha. Kryetarja e LSI-së i ka quajtur këto vendime ‘si një strategji e qëllimshme për ti dhënë të gjitha pushtetet, Edi Ramës dhe oligarkëve”.
Po kush e mori vendimin për djegjen e mandateve? Natyrisht që Lulzim Basha. Dhe sipas Kryemadhit, i bie që paskësh qenë në mënyrë të drejtpërdrejtë kreu i PD që i ka lënë në duar pushtetin Ramës dhe oligarkëve duke prodhuar për rrjedhim edhe mandatin e tretë të Rilindjes.
Por kjo deklaratë nuk është thjeshtë një rrufe në qiell të pastër. Të martën në darkë kur i është kërkuar selisë së LSI-së që të reagojë në emisionet politike të mbrëmjes ndaj deklaratës së kreut demokrat, ajo ka dërguar zyrtarisht një video që u ka kërkuar të shfaqet.
Në këtë video ka një pasazh nga filmi Skënderbeu, ku aludohet se si tradhëtari Hamza Kastrioti i tregoi rrugën turqve drejt kështjellës. Paralelizmi është i qartë: Basha është ai që bashkëpunoi me Ramën për tkurrjen e LSI-së. Këtë dyshim e shton më fort edhe fakti se sot në daljen e saj publike Kryemadhi u kujdes që ta citojë këtë video e cila trajton subjektin se LSI do ringrihet mbi hirin e saj si feniksi, pavarësisht tradhëtisë së Hamza Kastriotit.
Nuk dihet se sa bazë kanë akuzat apo aludimet e Kryemadhit, sesa qendrojnë akuzat se pas djegjes së mandateve qëndronte një strategji për ti dhënë pushtetet oligarkëve dhe Ramës dhe as se si i tregoi Basha atij rrugën për të dëmtuar LSI-në. Këto akuza duhen provuar. Por ama nga ana tjetër në do të mësojmë më shumë për to, nga mënyra se si do të sillet Basha, sa do të reagojë ai ndaj vjedhjes masive të votës, apo ndaj ftesave për bashkëpunim që i vijnë nga kryeministri./Lapsi.al/