AKTUALITET, 28 Prill 2021, 15:23

Balla paralajmëroi shkarkimin e Metës, kreu i shtetit: Presidenti, gati për të firmosur Dekretin për mbrojtjen e Republikës

Balla paralajmëroi shkarkimin e Metës, kreu i shtetit: Presidenti,


Presidenti i Republikës Ilir Meta i përgjigjet deklaratës së Taulant Ballës,  i cili bëri me dije se do të nisin procedurat për shkarkimin e Presidentit.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” bën me dije se është gati për të firmosur Dekretin për Mbrojtjen e Republikës.

Statusi:

Kërcënimi i fundit, që vjen përmes Tao Taos, nga bandat e Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë ka vetëm një përgjigje: Presidenti, gati për të firmosur Dekretin për mbrojtjen e Republikës!

Shqipëria e Shqiptarëve! Vdekje tradhëtarëve!