AKTUALITET, 28 Prill 2021, 14:00

Premtoi largimin, Presidenca: Nuk ka dorëheqje, Shqipëria e di si ka fituar Babloku

Premtoi largimin, Presidenca: Nuk ka dorëheqje, Shqipëria e di si ka

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish këtë të mërkurë në lidhje me paralajmërimin për tu dorëhequr nëse Partia Socialiste do të fitonte 71 mandate.

Deklarata është bërë nga zëdhënësi i Presidencës Tedi Blushi, i cili shprehet se “e gjithë Shqipëria e di si i ka fituar Babloku këto zgjedhje”, duke shtuar se “nuk ka dorëhqeje”.

“Për të gjithë sahanlëpirësit e Bablokut: Presidenti Meta di vetëm TË MBAJË FJALËN!

Presidenti Meta e ka bërë të qartë se nëse Edi Rama fiton 71 mandate në mënyrë demokratike do të japë dorëheqje.

E gjithë Shqipëria e di si i ka fituar Babloku këto zgjedhje, ndaj qetësohuni: NUK KA DORËHEQJE! “, shkruan Blushi.