TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident ka ndodhur pak më parë në Tiranë në zonën e ‘Misto Mame’.
Shoferi 17-vjeçar ka aksidentuar një 50-vjeçare e cila tashmë ndodhet në spital duke marrë kujdesin e duhur mjekësor.
17-vjeçari në momentin që ka bërë aksidentin ka dalë nga mjeti dhe është larguar me vrap.
Informacion paraprak
Më datë 28.04.2021, rreth orës 13:40, në rrugën “Besim Alla” mjeti me drejtues shtetasin e mitur me iniciale K. L., ka aksidentuar një këmbësore rreth moshës 50-vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.