AKTUALITET, 28 Prill 2021, 16:06

Rezultate paraprake/ Edi Rama zbret nga “froni” i më të votuarve të PS. Ja kandidati që kryeson listën në rang vendi dhe emri surprizë që renditet i 4-ti


Kryeministri Edi Rama aktualisht nuk është kandidati më i votuar në kampin e Partisë Socialiste në rang kombëtar.

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit, Taulant Balla, kryeson listën e socialistëve me 11, 413 vota.

I dyti në listë është kryesocialisti Edi Rama me 11, 117 vota. Kujtojmë që kreu i qeverisë kandidatoi në zgjedhjet e 25 prillit në dy qarqe, në Durrës dhe Vlorë, ku mbante numrin 8 në listë.

Po i 8-ti në qarkun e Elbasanit ishte Taulant Balla, i cili sikundër kryeministri Rama, kanë siguruar mandatet në qarqet respektive. Ndërkaq socialisti i tretë më i votuar është ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, që ka 10, 788 vota.

Emri surprizë sa i takon votave mund të konsiderohet Saimir Hasalla që renditet i katërti në rang vendi me 9, 611 vota.