AKTUALITET, 28 Prill 2021, 13:27

100 ditë në detyrë, Biden bëhet gati për fjalimin në kongres

100 ditë në detyrë, Biden bëhet gati për fjalimin

Në prag të 100 ditëve në detyrë, presidenti Joe Biden pranon se ka ende shumë punë përpara, por duke theksuar progresin në pandeminë koronavirus.

Sot në mbrëmje, para një sesioni të përbashkët të Kongresit, kreu i SHBA-së do të listojë prioritetet në vazhdim duke u bërë thirrje ligjvënësve të çojnë përpara momentumin, nga nënshkrimi i paketës 1.9 trilionë dollarë në mars, me projektligjin prej dy trilionë dollarësh për infrastrukturën dhe vendet e punës dhe një propozim të ri prej 4 trilionë dollarësh për arsimin dhe kujdesin e fëmijëve.

“Do të ketë një plan që do të ofrojë mbështetje thelbësore për fëmijët dhe familjet”, deklaroi Brian Deese, drejtor i Këshillit Ekonomik Kombëtar.