Përkundër një paralajmërimi zyrtar nga qeveria e Islandës në 4 Mars se një grup i shtetasve të saj kishin kontraktuar koronavirusin në Ischgl, autoritetet austriake lejuan turizmin e skive - dhe festimin që shkon me të - të vazhdojë edhe për nëntë ditë të tjera para se të karantinonin plotësisht vendin më 13 Mars. Baret në Ischgl u mbyllën më 10 Mars.
Në një deklaratë të dërguar me email për CNN, qeveria krahinore mohoi që masat e duhura nuk ishin marrë në kohë. "Me masat e marra, autoritetet ishin në gjendje të përmbajnë vazhdimin e zinxhirit të infeksioneve," tha Bernhard Tilg, këshilltari krahinor i Tyrol-it përgjegjës për shëndetësinë, objektet e kujdesit, shkencën dhe kërkimin shkencor.
Sidoqoftë, ekspertë të ndryshëm të shëndetësisë thonë ndryshe. /TPZ.AL/