AKTUALITET, 24 Mars 2020, 11:46

Infektohet oficeri i Policisë Gjyqësore, Prokuroria urdhëron vetë izolimin e punonjësve

Infektohet oficeri i Policisë Gjyqësore, Prokuroria urdhëron


Pas infektimit të një oficeri të policisë gjyqësore në Shkodër është dhënë urdhër që punonjësit e Prokurorisë së qytetit të vetëkarantinohen deri në datën 30 mars.

Burime bëjnë me dije se në punë do të dalin vetëm prokurorët, Oficerët e Policisë Gjyqësore dhe sekretarët, që janë të gatshëm për të kryer veprimet e ngutshme duke respektuar kërkesat shëndetësore mbrojtëse.

Ndërsa pjesa tjetër do të qëndrojnë të izoluar.