AKTUALITET, 24 Mars 2020, 10:50

Koronavirusi/ 16,703 viktima dhe 382,419 të infektuar në të gjithë botën

Koronavirusi/ 16,703 viktima dhe 382,419 të infektuar në të


Numri i viktimave dhe të të infektuarve nga Covid-19 vijon të rritet ndjeshëm në të gjithë botën.

Numri i viktimave ka shkuar në 16,703 dhe ai i të infektuarve në 382,419. Numri i pacientëve të shëruar ka shkuar në 102,513.

Italia është bërë vendi më i prekur nga koronavirusi. Në vend tashmë janë shënuar 6,077 viktima dhe 63,927 të infektuar. Zonat më të prekura janë Lombardia dhe Veneto, por jo vetëm.

Kina ka pasur ulje te rasteve me Covid-19 dhe pas 5 ditësh pa asnjë rast të ri, sot u raportua për një pacient të infektuar në Huberi. Derri më tani janë regjistruar 3,277 viktima dhe 81,1714.

Edhe në Spanjë situata paraqitet e rëndë. Numri total i viktimave ka shkuar në 2,311 dhe i të infektuarve në 35,136.