AKTUALITET, 24 Mars 2020, 11:59

Dy rastet e reja me koronavirus në Lushnje, djali erdhi nga Italia, infektoi dhe nënën

Dy rastet e reja me koronavirus në Lushnje, djali erdhi nga Italia,


Zbulohen detaje të reja sesi janë infektuar nga covid-19 dy rastet e reja në qytetin e Lushnjes. Mësohet se e moshuara është infektuar nga djali i saj, i cili sapo ishte kthyer nga Italia.

Në momentin kur ai është kthyer mesa duket nuk e ka respektuar rregullin e vetë-karantinimit duke i ngjitur pandemisë dhe nënës së tij.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 104, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet.