AKTUALITET, 24 Mars 2020, 10:54

Keshilli Europian vendosi kushte të reja, Basha: Mbështesim hapjen e negociatave për Shqipërinë


Kreu i PD, Lulzim Basha i ka kërkuar Këshillit Europianë që të miratojë në parim hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Duke publikuar statusin e Partisë Popullore Europiane që rikonfirmon mbështetjen e saj ndaj Shqipërisë e Maqedonisë Basha shprehet se në këto momente të vështira nevoja për shpresë është më e madhe.

STATUSI I BASHËS

Në këto ditë të vështira për Shqipërinë & mbarë botën,nevoja për shpresë është edhe më e madhe. Mirënjohje @EPPGroup

për mbështetjen. Në emër të PD dhe Opozitës së Bashkuar rikonfirmoj kërkesën tonë ndaj Këshillit Europian të miratojë në parim hapjen e negociatave për Shqipërinë.