TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ditë më parë u publikua kënga më e re me titull “3Z” nga reperi Nush Mehmeti, këngë të cilën ai e solli të shoqëruar me klip. E kanë qenë pikërisht pamjet e videoklipit që e kanë futur reperin në telashe.
Në klip Nush Mehmeti shfaqet me një armë në duar e për këtë arsye reperi është arrestuar, bën të ditur “lajmi.net”.
Kjo e fundit shton se ai do mbahet në paraburgim për 48 orë dhe bashkë me të edhe një shok i tij.
Nushit iu gjet gjatë arrestimit një armë, e njëjta e përdorur në videoklip dhe se armën e mban pa leje.