TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pasi solli "dallëndyshet" në skenën e Pallatit të Kongreseve, me artistët balerinë shqiptarë më të famshëm në Evropë, me një karrierë solide të cilën jua njohin dhe vlerësojnë teatrot më në zë të botës, prezantuesen e njohur Ilda Bejleri do ta shohim në një tjetër angazhim.
Si një nga vajzat më simpatike të ekranit shqiptar, ajo drejton prej vitesh emisionet sportive në "Digitalb", ndërsa përtej këtij angazhimi, projekti më i madh i saj profesional ishte ai i fundit, që u quajt "Rikthimi i dallëndysheve". Por, nga prezantimi, tashmë Ildën do e shohim në një tjetër sfidë, po kaq të rëndësishme siç është kinematografia.
Mbrëmjen e djeshme ajo ka postuar në instagram një foto që na lajmëron se për të ka nisur një eksperiencë e re. Bukuroshja Ilda, do të jetë pjesë e filmit “Rimetti a noi i nostri debiti”, me regji të Antonio Morabito, që në subjekt tijin ka historinë e Guidos (Claudio Santamaria), që mundohet të ecë përpara në jetë si të mundet. “Ndihem me fat që jam pjesë e këtij filmi dhe njëkohësisht po e shijoj në maksimum këtë eksperiencë timen të parë si aktore”, cilëson Ilda në foton e saj.
Filmi është shfaqur ditën e djeshme për herë të parë në kinemanë "Adriano" në Romë, Itali. Shpresojmë që së shpejti të shfaqet edhe në kinematë e Tiranës.