TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Jo vetëm zhvendosja e tyre në një tjetër televizion, por edhe lajmi për zgjerimin e familjes mori të gjithë vëmendjen e dashamirësve të çiftit. Orinda Huta dhe Turjan Hyska kurorëzuan dashurinë e tyre në korrikun e vitit të kaluar dhe ky vit duket se ishte ai i ndryshimeve të mëdha.
Vetëm pak ditë më parë u përfol për një shtatzëni të mundshme të moderatores, e cila e hodhi poshtë lajmin ndërsa u pyet nga “Tiranapost”.
Por ditën e sotme burime për “iconstyle.al”, konfirmuan se Orinda dhe Turi pritet të bëhen prindër për herë të parë.
Burime pranë moderatores treguan për se, lajmi për shtatzëninë e Orindës po mundohet të mbahet ende i fshehtë, deri në momentin që dyshja do të vendosë ta bëjë publike. Ndërkohë, nuk dihet ende ndonjë detaj lidhur me gjininë e foshnjës apo në cilin muaj ndodhet momentalisht Huta.
Së fundmi, Orinda po përflitet edhe për zhvendosjen nga televizioni “Vizion Plus” te ai “Klan” me bashkëshortin e saj, gjë të cilën ende nuk e ka pranuar.
Turi mendohet se do të drejtojë një program “game shoë”, ndërsa për Orindën akoma nuk dihet se në çfarë projekti do të angazhohet .