LIFESTYLE, 4 Maj 2018, 15:47

Dorina Mema publikon foton super seksi, Noizy e akuzon publikisht

Ajo është nënë e një vajze 16-vjeçare dhe ka një trup aq perfekt saqë të gjitha femrat e xhelozojnë. Trajneria e famshme e fituesit, Dorina Mema, është shprehur gjithmonë se format e rrumbullakosura të trupit të saj i dedikohen stërvitjes së rregullt dhe një diete ushqimore të shëndetshme.

Mbrëmjen e djeshme Dorina ka publikuar në Instagram një foto super seksi ku shfaqet duke zbritur nga makina. Të shumë janë fansat që e kanë komplimentuar për paraqitjen e saj, por midis tyre spikat komenti i reperit të njohur, Noizy.

“Photoshop”, komenton Noizy në foton e Dorinës duke e shoqëruar me disa emoji duke qeshur me lot.

Trajneria e njohur e fituesit e ka kapur menjëherë shakanë e Noizyt dhe ia ka kthyer mjaft miqësisht.

“Hahaha jena bo për mall vëllai im”, shkruan Dorina.

Me sa duket Noizy me këtë koment, ka dashur të thotë se linjat e saj janë aq perfekte saqë duken sikur janë bërë më “photoshop”.