AKTUALITET, 5 Prill 2020, 16:54

”Gëzuar shekullin e dytë të jetës tuaj”, Meta i uron 100- vjetorin e lindjes Profesor Ismet Elezit: Zgjodhi t’i shërbejë në çdo moment atdheut

”Gëzuar shekullin e dytë të jetës tuaj”, Meta i

Presideni Ilir Meta ka bërë një urim për profesor Ismet Elezin, i cili sot mbush 100 vjeç.

Për ish-partizanin dhe më pas profesorin në katedrat e universitetit, Meta thotë se, Elezi zgjodhi t’i shërbejë atdheut finikërisht dhe pa bujë në çdo moment.

Meta nderon me respekt rolin dhe kontributet e pedagogit të Fakultetit të Drejtësisë së UT.

Urimi i Metës

Një urim të përzemërt në 100-vjetorin e lindjes për Profesor Ismet Elezin: Gëzuar shekullin e dytë të jetës tuaj me shëndet të mirë! ?

Në këtë jubile të artë për Ju, ne nderojmë me respekt rolin dhe kontributet e vyera akademike në fushën e jurisprudencës shqiptare, si pedagog dhe drejtues i katedrës së të drejtës penale në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, që ju bëjnë një emër të nderuar dhe modelin e intelektualit të përkushtuar.

Si përfaqësues i një brezi idealistësh, e gjithë jeta Juaj, prej luftës partizane për çlirimin e Shqipërisë e deri në katedrat e universitetit, është historia e gjallë e një shqiptari të mirë që zgjodhi t’i shërbejë në çdo moment Atdheut, fisnikërisht e pa bujë, me dinjitet dhe integritet për t’u respektuar!

JETË TË GJATË PROFESOR ELEZI!

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/2915253455187575