AKTUALITET, 2 Nëntor 2020, 15:19

Rekord të infektuarish me Covid 19 në Kosovë, humbin jetën nëntë persona

Rekord të infektuarish me Covid 19 në Kosovë, humbin jetën

Një shifër rekord të infektuarish me Covid 19 është shënuar këtë të hënë në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit nga 1 374 testime janë konfirmuar pozitiv me Covid 486 persona dhe kanë humbur jetën nëntë persona.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.374 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 486 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar nëntë raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në njoftimin e IKSHPK’së.

Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë infektuar me Covid 20.655 persona nga 97.148 raste të dyshimta, mes të cilëve kanë humbur jetën 697 persona.