BOTA, 22 Tetor 2020, 18:09

Rekord të infektuarish, kryeministri francez njofton zgjerimin e “shterrethimit “

Rekord të infektuarish, kryeministri francez njofton zgjerimin e


Kryeministri francez Jean Castex njoftoi të enjten se qeveria do të zgjasë shtetrrethimin nga ora 21:00 e darkës deri në orën 06:00 të mëngjesit në Paris dhe qytete të tjera të Francës dhe Polinezisë, duke filluar të premten në mesnatë.

Kryeministri tha në një konferencë për shtyp se situata në vend është serioze, për këtë arsye janë marrë edhe masa.

Banorët duhet të shkarkojnë një certifikatë për aktivitetet e lejuara  të tilla si udhëtimi nga ose ikja në punë, për kujdes mjekësor, për të vizituar një të afërm ose për të ecur me një qen.

Sipas vendimit të qeverisë për shkelësit do të aplikohet gjoba 135 euro, ndërsa shkelësit e përsëritur mund të përballen me gjobë deri në 3,750 euro. Rreth 12,000 oficerë policie dhe xhandarësh, përveç ekipeve të policisë bashkiake, u vendosën për të zbatuar shtetrrethimin fillestar.

Qeveria ka thënë se nuk priste që ora e ndalimit të qyteteve të ketë një ndikim real në shifra derisa të kalojnë dy ose tre javë.