TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sophie Wilmès, e cila ishte kryeministrja e përkohshme e Belgjikës gjatë valës së parë të shpërthimit të koronavirusit, është shtruar në kujdesin intensiv për shkak të Covid-19.
Wilmès, e cila tani është ministre e Jashtme e vendit, doli pozitive në testin për koronavirusin javën e kaluar dhe ishte vetë-izoluar.
Por gjendja e saj është përkeqësuar dhe ka pasur nevojë për kujdesin e bluzave të bardha.
Ajo u shtrua në një spital të Brukselit të Mërkurën në mbrëmje, siç raporton AFP.
“Ajo është e vetëdijshme dhe mund të komunikojë,” tha zëdhënësi i saj, duke konfirmuar se Wilmès ishte në terapi intensive.
Një burim në zyrën e saj tha se gjendja e saj ishte “e qëndrueshme”.