BOTA, 14 Tetor 2020, 21:40

FOTO/ Deputeti zhvishet i gjithi në mes të Parlamentit: Keni turp të më shihni lakuriq, por…!

Një politikan meksikan u zhvesh në parlament si protestë kundër korrupsionit në vend.

Në foto shihet deputeti Antonio Garcia Conejo, i veshur vetëm me mbathjet e tij, duke qëndruar në një podium.

Ai deklaroi: Ju keni turp të më shihni lakuriq, por nuk keni turp të shihni njerëzit tuaj duke lëvizur në rrugë të zhveshur, zbathur dhe të uritur, pasi u keni vjedhur të gjitha paratë dhe pasurinë e tyre.

Postimi është parë më shumë se 7.4 milionë herë brenda vetëm disa ditësh. Veprimi i tij kishte si qëllim për të turpëruar politikanë të tjerë për vjedhje dhe varfërimin e njerëzve.