TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një raketë goditi një zonë rezidenciale gjatë natës dhe shkaktoi viktima në Ganja, qyteti i dytë më i madh i Azerbajxhanit, duke shënuar një përshkallëzim të konfliktit në Nagorno-Karabak, disa orë pas bombardimeve në Stepanakert, kryeqyteti i rajonit separatist.
Në Ganja “shumë njerëz janë nën rrënoja, disa kanë vdekur dhe të tjerë janë plagosur“, thonë dëshmitarët.
Një fotograf i Reuters në Ganja pa grupet e shpëtimit që punonin në vendin e ngjarjes të shtunën në mëngjes. Disa shtëpi ishin pothuajse të rrafshuara. Një ekskavator po pastronte mbeturinat.