TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në 24 orët e fundit në Itali janë konfirmuar 8,804 raste të reja me koronavirus. Kështu, autoritetet e Shëndetit në vend njoftuan se totali i të infektuarve në vend shkoi në 381,602.
Nga ana tjetër, brenda ditës u regjistruan edhe 83 raste fatale si pasojë e koronavirusit. Në total, bilanci i viktimave rritet në 36,372.
Numri i personave që janë negativizuar nga virusi është 245,964 ndërsa 99,266 janë ende raste aktive në vendin fqinj. Në 24 orët e fundit, autoritetet e Shëndetit analizuan 162.932 tamponë, 10.736 më pak se dje kur u bënë 152.196 teste.
Pacientët me simptoma janë 5.796 ndërsa në terapi intensive janë 586 të tjerë.