TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kjo e hënë ka shënuar dhe shifrën më të lartë të rasteve të reja me koronavirus në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë nga 947 testime të kryera kanë rezultuar pozitiv me Covid 178 persona.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 81 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID19 në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4,413 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 151 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 15 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Ndërkohë kanë humbur jetën në 24 orë katër persona duke e çuar në 254 numrin e víktímave.