TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Situata e krijuar nga koronavirusi në vend vijon të jetë shqetësuese. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot katër humbje jete në dy spitalet Covid, duke e çuar në 254 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë.
Fatkeqësisht nuk e kanë fituar betejën me sëmundjen një 57-vjeçar, një 75-vjeçar nga Tirana, një 72-vjeçar nga Durrësi dhe një 88-vjeçar nga Kruja, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Ndërkaq gjatë 24 orëve të fundit është shënuar rekordi me raste të reja, ku janë konfirmuar 178 persona pozitivë, nga 947 testime të kryera.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 50 raste në Tiranë, 14 raste në Durrës, 12 raste në Kukës, nga 9 raste në Fier dhe Berat, nga 8 raste në Elbasan dhe Kolonjë, nga 7 raste në Krujë dhe Gramsh, 6 rastë në Vlorë, 5 raste në Shkodër, nga 4 raste në Devoll, Lezhë, Mirditë, Peqin, 3 raste në Kavajë, nga 2 raste në Has, Lushnje, Librazhd, Kamëz, Përmet, Bulqizë, Kuçovë, nga 1 rast në Korç, Mat, Pogradec, Ura Vajgurore, Divjakë, Dibër, Klos, Shijak, Skprapar, Vorë.
Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit 81 qytetarë janë shëruar nga Covid-19, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4413 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 151 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 15 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Ministria informoi se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 40 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Ndërsa vijojnë të trajtohen edhe pacientë të dyshuar për COVID19, sipas protokolleve përkatëse.